FOTO/ Ja kush është i ekstraduari i sotëm nga Italia dhe atentati me eksploziv

FOTO/ Ja kush është i ekstraduari i sotëm nga Italia dhe atentati me eksploziv

10:05, 27/04/2017
A+ Aa A-

Një i ri është ekstraduar nga Milano drejt vendit tonë, pasi ishte dënuar me burg për vrasje me paramendim, mbetur në tentativë.

Oltion Caca ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi më shtator të vitit 2016 ai kushte vendosur eksploziv Gentian Bejtaj. Si pasojë e eksplozivit të vendosur në automjetin e tij, Bejtaj mbeti i plagosur.

Gjatë operacionit kur u arrestuan bashkëpunëtorët e Cacajt, policia e ndoqi dhe atë, por ai u largua me shpejtësi. Policia e ka ndjekur 23- vjeçarin dhe pas ndjekjes, Caca e ka braktisur atë duke u larguar në këmbë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e 23- vjeçarit policia gjeti 110 kg e 845 gr kanabis.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.  

Mbi 23- vjeçarin, rëndon akuza për veprat penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë” “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Vjedhje me dhunë”. 

Image

Makina ku u vu eksplozivi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco