Vrasja e Ervin Dalipajt, dy vajza me Smart dyshohet se ngritën kurth. Çfarë ndodhi te pika e servisit

Vrasja e Ervin Dalipajt, dy vajza me Smart dyshohet se ngritën kurth. Çfarë ndodhi te pika e servisit

19:51, 26/04/2017
A+ Aa A-

Të tjera detaje kanë dalë nga atentati i djeshëm mafioz në Sukth, ku mbetën të vrarë Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dautaj.

Grupi hetimor ka marrë dëshminë e pronarit të një pike servisi në rrugën ku ndodhi ngjarja. Para vrasjes, Dalipaj dhe Dautaj ishin me dy vajza në pikën e servisit. Hetuesit kanë mundur të identifikojnë gjithashtu vajzat në fjalë dhe kanë sekuestruar telefonat e tyre për të zbardhur tabulatet telefonike. Vajzat janë nga Tirana, 23 dhe 24 vjeç.

Ato thanë gjatë marrjes në pyetje se kishin miqësi me Juxhin Dautajn dhe do t’i ndihmonte për të rregulluar makinën e tyre Smart. Më pas kishin shkuar në pikën e servisit.

Vajzat kanë rrëfyer se ndërsa kanë futur automjetin për kontroll fizik, kanë qëndruar për disa minuta me dy viktimat.

Punonjësi i servisit u kishte kërkuar dy viktimave të merrnin vajzat në makinë dhe të bënin një xhiro, pasi kontrolli teknik i Smartit të tyre zgjaste në kohë. 

Por dy viktimat mësohet se kanë deklaruar se kishin punë e duhej të largoheshin, ç'ka ka shmangur që përmasat e atentatit të ishin edhe më të mëdha. 

Të rejat deklaruan gjithashtu se nuk kishin vënë re asnjë shqetësim tek dy viktimat. Disa metra më tutje teksa udhëtonin me makinë, viktimat u ekzekutuan në lëvizje nga një makinë e zezë BMW X5.

Hetuesit kanë dyshime se dy vajzat i kanë çuar në pritë dy viktimat Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, megjithatë kjo do të zbardhet nga hetimet në vazhdim. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco