I zhvati 26 mijë euro djalit të ish-deputetit, arrestohet 30-vjeçari. Emri

I zhvati 26 mijë euro djalit të ish-deputetit, arrestohet 30-vjeçari. Emri

16:37, 26/04/2017
A+ Aa A-

Fatmir Gjeta, i shpallur në kërkim për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie ndaj djalit të një ish-deputeti demokrat, është arrestuar nga policia e Tiranës.

Fatmir Gjeta, 30 vjeç, banues në Vorë, u arrestua paraditen e djeshme, rreth orës 11:20, nga efektivët e komisariatit nr.6 në kryeqytet, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

“Kemi foto të tuat ku dallohesh, dukesh duke pirë drogë, nëse nuk na jep 2.500 euro do t’i tregojmë babait tënd!”.

Me këtë mesazh dhe kërcënime të tjera përmes rrjetit social Facebook, katër djem i kanë vendosur gjobë djalit të ish deputetit Ibrahim Bruka. I riu, i ndodhur nën presion u ka dhënë atyre 26 mijë euro në total.

Nga hetimet, rezulton se nga muaji janar i vitit 2016 deri në prill të dyshuarit i kanë vendosur 12 gjoba 17-vjeçarii, i cili është djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ibrahim Bruka.

Dy prej tyre, Rogers Ademaj dhe Luan Lama, u arrestuan qysh pas denoncimit, ndërkohë që Gjeta u shpall në kërkim.

Të pandehurit e kërcënonin 17-vjeçarin se do t’i njoftonin familjen e tij. Për këtë, adoleshenti ka marrë fshehurazi në të gjitha episodet nga 2.500 deri në 5 mijë euro, derisa në rastin e fundit është dorëzuar dhe ka njoftuar familjen për situatën, çka ka sjellë edhe zbulimin e gjobëvënësve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco