300 rrënjë kanabis në Krujë çojnë në gjyq një tufë njerëz, deri tek inspektori i pyjeve

300 rrënjë kanabis në Krujë çojnë në gjyq një tufë njerëz, deri tek inspektori i pyjeve

12:41, 26/04/2017
A+ Aa A-

Dy parcela me kanabis që janë zbuluar në Krujë me 300 rrënjë kanabis kanë çuar në pranga apo deri në dyert e gjykatave, disa persona, duke filluar që nga mbjellësi i tyrë e kushurinjtë e tij deri tek kryeplaku i fshatit Verjon dhe inspektori i pyjeve në bashkinë e Krujës.

Policia e Krujës njoftoi se ka zbuluar në anën jugore të kodrës së Verjonit në Nikël të Krujës dy parcela me 300 bimë kanabisi

Për këtë vepër penale ka arrestuar në flagrancë Flamur Tufën 38 vjeç, banues në Krujë dhe P.T. 46 vjeç, banues në Kurcaj të  Krujë, kushëri me shtetasin Flamur Tufa.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve:

 S.T. 76 vjeç, banues në Bura, Krujë, për veprën penale”Moskallëzim krimi”;kushëri me shtetasit Flamur Tufa dhe P.T.

 H.B. 58 vjeç, banues në Bodull, Krujë me detyrë inspektor i pyjeve në bashkinë e Krujës për ‘shpërdorim detyre” dhe H.D.  71 vjeç, kryeplak i fshatit Verjon, për veprën penale”Shpërdorim detyre”.

Arrestimi i shtetasit Flamur Tufa dhe shpallja në kërkim e shtetasit P.T.u bë pasi dyshohet  se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Cannabis Sattiva, të gjetura dhe sekuestruara në fshatin Bura, Nikel, Krujë.

Gjithashtu, nga kontrolli I ushtruar në banesën e shtetasit Flamur Tufa u gjetën mbetje të llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale:

"Kultivimi I bimëve narkotike"dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve Flamur Tufa dhe P.T.   parashikuar në nenet 283, 284, 25  të Kodit Penal.

"Shpërdorimi i detyrës" në ngarkim të shtetasve H.B. dhe H.D.   parashikuar në nenin  248  të Kodit Penal.

"Moskallëzim krimi" në ngarkim të shtetasit  S.T.   parashikuar në nenin  300  të Kodit Penal.


 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco