Atentati mafioz në Sukth, zbardhen detaje të reja

Atentati mafioz në Sukth, zbardhen detaje të reja

10:34, 26/04/2017
A+ Aa A-

Në vazhdën e hetimeve për zbulimin e autorëve të vrasjes së Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautit, ditën e djeshme në Sukth, burime nga policia japin detaje:

Ka rezultuar se automjeti me të cilin udhëtonin viktimat, një Audi, ishte marrë me qera tek një konçensionar dhe drejtohej nga Juxhin Dauti, 27 vjeç.

Në makinë janë gjetur shtëmijë euro, nga të cilat, dymijë i kishte Juxhin Dauti.

Para atentatit, dy viktimat kishin ndaluar në një karburant dhe ishin takuar me dy vajza që udhëtonin me një “Smart”.

Makina e atentatorëve në këtë pikë nuk shfaqet në kamera.

NJOFTIMI I POLICISE SE DURRESIT:

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi më datë 25.04.2017, rreth orës 13:40, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, në automjetin tip Audi S8, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit:

Ervin Dalipaj, 38 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale të “Rrëmbimit të personit”

Xhino Dauti, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje.

Më të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Policisë, të cilët kqyrën vendin e ngjarjes, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

32 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm;

një predhë bërthame;

në pjesën e brendshme të automjetit Audi S8 u gjetën një armë zjarri pistoletë model 54, 15 fishekë, disa aparate telefoni celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi prerje në valutë të huaja(euro).

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 18 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja në rrethana të tjera cilësuese"dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” parashikuar në nenet 79/dh dhe 278 të Kodit Penal.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco