Lajmi i fundit

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e RAI-t në Itali: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Arrestohet një shpërndarës droge në Lushnje me 29 doza kokainë

Arrestohet një shpërndarës droge në Lushnje me 29 doza kokainë

08:37, 26/04/2017
A+ Aa A-

Një shpërndarës droge është arrestuar fshatin Fiershegan të Lushnjes. Ai quhet Klevis Kasa. Policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe gjeti 29 doza kokainë dhe 217 kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnje  arrestuan në flagrancë shtetasin Klevis Kasa, 28 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga informacionet e mara në rrugë operative se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike  në doza, gjatë kuntrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës matriale 217 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, si edhe 29 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Neni 283/1. i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco