Sherr me armë dhe grushte mes PS për postet në Shkodër

Sherr me armë dhe grushte mes PS për postet në Shkodër

22:30, 25/04/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në godinën e Partisë Socialiste në Shkodër mbrëmjen e sotme, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që është edhe koordinator i PS në këtë qark.

Mbrëmjen e sotme do të inaugurohej godina e re e PS në Shkodër, por përfundoi në një sherr me armë dhe grushte mes vet socialistëve për ndarjen e posteve.

Në fund të mbledhjes një nga anëtarët e kryesisë ka thirrur drejtorin e OSHEE- së për veriun e vendit Ersi Sulejmani dhe pas debateve e ka qëlluar disa herë në kokë.

Përballë kësaj situate ka tentuar të ndërhyjë një tjetër anëtar por edhe ky i fundit është qëlluar disa herë ndërsa situata ka precipituar, kur njëri nga të pranishmit ka nxjerrë pistoletën nga brezi. Në këtë moment anëtarët e kryesise kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë e cila ka ndërhyre menjëherë duke shmangur çdo lloj ngjarje të paprecedent që mund të krijohej.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë deri në këto momente nu ka asnjë përson të shoqëruar ndërsa 3 persona kanë marrë plagë në kokë përfshi këtu edhe drejtorin e OSHEE- së Sulejmanin.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë pikërisht pakënaqësitë e akumoluara nga përfaqësuesit e socialistëve në Shkodër pasi prej muajsh në postet drejtuese të drejtorive kryesore ne Shkodër janë të emëruar njerëz nga Tirana. Kjo ka bërë që pakënaqësitë të vijnë në rritje duke precipituar deri në përleshje fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lini26/04/2017 23:26

Po emrin e dorasit si nuk e japin

Daj Jaku26/04/2017 06:05

Kur bojn sherr hajnat me njoni tjetrin, shejtoni zgërdhihet. O parti hajnash e kriminelësh. Q***** nanat tuaja!

Luan26/04/2017 03:43

Pse si LAN te vriteshin hajdutet

Beni26/04/2017 00:05

Mjer ne, keta rrahen sepse kan inat njeri tjetrin per plaqken e krabitur !!

shkodrani25/04/2017 23:28

zoti ju shtoft inatin ,po kush ishte ai legen qe thirri policin! shpresoj te vazhdoj raundi i dyte neser,komunistet vrasin njeri tjetrin,keshtu bene edhe ne 1944,keshtu bejne edhe sot bijt e tyre ,i futi ne sherr djali i sules dhe iku zagari

Cubi25/04/2017 22:59

Paskan rrah hajdutin sulejmani.ja puthsha doren kush e ka rrah

Shto koment

Denonco