Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Del ekspertiza mjeko-ligjore, Ervin Dalipaj është qëlluar me 20 plumba

Del ekspertiza mjeko-ligjore, Ervin Dalipaj është qëlluar me 20 plumba

18:28, 25/04/2017
A+ Aa A-

Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për Ervin Dalipajn, i cili u vra gjatë atentatit në Sukth mesditën e sotme. Në trupin e Dalipaj u gjetën rreth 20 plumba, pjesë më e madhe e të cilave e kishin prekur në kraharor dhe në kokë.

Atentatorët kishin qëlluar me 50 plumba kallashnikovi automjetin Audi ku udhëtonin dy viktimat. Pjesa më e madhe e plumbave ishin qëlluar nga ana e shoferit, çka shton dyshimet se shënjestër ka qenë drejtuesi i mjetit. Dyshohet se makina drejtohej pikërisht nga Ervin Dalipaj.

I vdekur mbeti edhe miku i tij që ndodhej në automjet, Juxhin Dauti.

Makina e tyre ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit ku dhe po kryhen eksprtimet e nevojshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco