Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

FOTO/ U kap me 83 kg drogë, trafikanti shqiptar kyç gojën para gjykatës

FOTO/ U kap me 83 kg drogë, trafikanti shqiptar kyç gojën para gjykatës

18:00, 25/04/2017
A+ Aa A-

Gjykata italiane e Imperias e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 42-vjeçarit shqiptar Arian Bashmeta, i cili ka ushtruar të drejtën e heshtjes në seancën e masës së sigurisë.

Bashmeta, i cili është lënë nën masën e arrestit me burg nga gjykata italiane, u arrestua nga policia në Sanremo pasditen e 22 Prillit nën akuzën e posedimit të drogës me qëllim shpërndarjen.

ImageArian Bashmeta

Në bodrumin e banesës së 42-vjeçarit në Sanremo, u gjetën 83 kg marijuanë. Gjithashtu u gjetën edhe materiale për paketimin e drogës, substanca për përzierjen e lëndës narkotike, peshore elektronike dhe euro që sipas hetuesve, ishin përfituar nga shitja e drogës.

    Droga ishte e ndarë në disa paketime me vakum. Agjentët zbuluan se Bashmeta kishte vendosur deodorantë ambienti rreth e rrotull për të mbuluar aromën e fortë të marijuanës dhe për të mos krijuar dyshime te fqinjët e pallatit.

    Arian Bashmeta është i njohur për policinë italiane. Në vitin 2015, ai u dëbua për në Shqipëri nga gjykata e Imperias, por një vit më pas 42-vjeçari shkoi sërish në Itali në mënyrë klandestine. Në vitin 2016, ai u gjurmua në Brescia dhe u arrestua për shkelje të urdhrit të dëbimit. Ndaj tij u lëshua një tjetër urdhër dëbimi.

    Por, Arian Bashmeta nuk u kthye në Shqipëri, por shkoi në Sanremo (ku jeton edhe bashkëshortja e tij) për tu marrë me shitje marihuane, raportojnë mediat italiane.

    Nga shitja e sasisë prej 83 kg drogë, e destinuar për tregun e Sanremos raportohet se do të sillnin rreth 100 mijë euro. Aktualisht, 42-vjeçari është në burgun e Imperias.

    /Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco