Vrasja në Vlorë, Gjykata lë në burg bashkëpunëtorin Ne foto viktima Ergys Gjioveshaj

Vrasja në Vlorë, Gjykata lë në burg bashkëpunëtorin

17:06, 25/04/2017
A+ Aa A-

Gani Tozaj, 19 vjeçari i arrestuar si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Ergys Gjioveshjat në Vlorë të enjten e kaluar është lënë në burg nga gjykata e Vlorës.

19-vjeçari nuk ka deklaruar asnjë gjë në sallë gjatë seancës, por avokati i tij ka pretenduar se nuk ka qenë klienti i tij ai që ka qëlluar mbi viktimës.

Sipas mbrojtësit ai që vrarë 33-vjeçarin Gjiveshaj ka qenë Aranit Kondaj, i shpallur në kërkim nga policia. Pavarësisht këtij versioni për Tozajn është caktuar masa e sigurisë arrest me burg. Ergys Gjioveshaj u qëllua me 6 plumba për vdekje natën e 20 prillit në një lokal në zonën e “Ujit të ftohtë”.

Sipas hetimeve të kryera deri tani ka qenë pikërisht Aranit Kondi ai që ka qëlluar mbi viktimën kjo e faktuar mbi pamjet e kamerave të sigurisë.

Mes personave të përfshirë në konflikt ka pasur shkëmbim zjarrin. Në këtë ngjarje mbeten të plagosur tre persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco