FOTO/ Kapet sërish drogë në Greqi, arrestohen 5 persona

FOTO/ Kapet sërish drogë në Greqi, arrestohen 5 persona

17:15, 25/04/2017
A+ Aa A-

Një tjetër rast droge është goditur nga policia greke ditën e sotme në Kostur dhe Selanik. Sipas mediave greke, janë arrestuar 5 persona, dy shqiptarë 43 dhe 53 vjeç dhe tre grekë 30, 31 dhe 33 vjeç.

Droga transportohej me dy makina të ndryshme, të cilat u ndaluan nga agjentët e antidrogës greke gjatë operacionit që u zhvillua njëkohësisht.

Në total, në të dy makinat u gjetën 87 kg kanabis sativa. Policia sekuestroi gjithashtu edhe 265 Euro dhe 4 celularë. Gjatë kontrolleve në shtëpitë e të arrestuarve, u gjetën edhe 4385 Euro, 7 celularë, 3 automjete dhe doza kanabisi.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco