Lezhë, KLSH kallëzon 2 ish-përgjegjës dhe 1 specialist të ALUIZNI, bënin legalizime të paligjshme

Lezhë, KLSH kallëzon 2 ish-përgjegjës dhe 1 specialist të ALUIZNI, bënin legalizime të paligjshme

16:14, 25/04/2017
A+ Aa A-

Kontrolli i Lartë të Shtetit ka konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në drejtorinë e ALUIZNI të qarkut Lezhë, duke cënuar interesin publik  e që konsistojnë në legalizime të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për P.L, ish drejtori  i institucionit, A.M, ish përgjegjëse sektori, A.M, përgjegjës sektori dhe  B.N, specialist për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për shkeljet:

-Në 32 raste, Vendimi “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal” është marrë në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”

-Në 44 raste legalizimi me një vlerë prej 728 mijë lekë, nuk janë llogaritur penalitetet dhe janë kryer procedurat e legalizimit pa arkëtuar taksën e infrastrukturës.

-Në 4 raste, rezulton  se objektet ndodhen në një distancë prej buzës së lumit Drin më pak se distanca ligjore e përcaktuar, në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej autoriteteve të ujit, 

-Në 12 raste rezulton  se janë kryer legalizime të objekteve që ndodhen në një distancë prej buzës autostradës prej  me pak se 30 ml  dhe pranë kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës të tyre mbi kanale kulluese, në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej distancave nga rruga nacionale.

-  ka objekte informale, të cilat nuk plotësojnë kriteret ligjore për legalizim, duke mos zbatuar procedurat për s’kualifikimin e tyre,

- Në 21 raste, sipas regjistrit të parcelës ndërtimore, është miratuar sipërfaqja e parcelës ndërtimore në llojin e pasurisë “Truall”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës me mungesa të dokumentacionit .

- Në 2 raste janë miratuar leje legalizimit, me mangësi, ku është legalizuar një objekt që ishte në pronësi të Bashkisë Lezhë, e cila ka qenë në proces privatizimi, si dhe në rastin tjetër është rritur sipërfaqja e ndërtimit,  nga sipërfaqja e miratuar me VKM nr. 611, datë 11.06.2009.

-Në 13 raste Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t Qarku Lezhë, në procesin e legalizimit të objektit “shtesa anësore apo në lartësi”, nuk ka zbatuar penalitet për legalizimin e shtesave dhe sipërfaqes sipas vlerës së tregut brenda vijës së verdhë qytetit Lezhë me një dëm ekonomik në vlerën 4,301 mijë lekë.

-Në 31raste, gjithsej për 12 690 m2, sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, Pyll, vreshtë”, zona informale këto të pa miratuara nga KRRTRSH/KKT. Pra legalizimi është kryer në zona “Territore të tjera”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall”.

- Në 5 raste, mungojnë dokumentet që të vërtetojnë nëse objekti është ndërtuar para vitit 1993, apo me leje ndërtimi pas këtij viti

-Në 3 raste Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Lezhë, janë miratuar leje legalizimi për banesë, duke ndryshuar edhe zërin kadastral, regjimin e tokës në “Truall” nga zëri kadastral “pyll”,  për  sipërfaqen 782 m2 ,  ndërkohë që kompetenca për ndryshimin e zërit kadastral i takon Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit.

- Në 31 raste u konstatua se nuk administrohet në praktikën dokumentare të legalizimit dokumentacioni i cili provon periudhën në të cilën është ngritur ndërtimi informal, Proces verbal i verifikimit në terren i të dhënave të ndërtimit pa lejë/shtesës në ndërtimin me leje”, për të plotësuar kushtet për fillimin e procedurave të legalizimit.

Nga Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t Qarku Lezhë, në organizimin procedurave të prokurimit me vlerë të vogël nuk është vepruar në përputhje me kërkesat ligjore pasi:

- Në 83 raste me vlerë totale 14,342 mijë lekë shkelje të disiplinës financiare, ku  mungon relacioni apo procesverbali konstatues nga personat kompetent për dëmtimet e ndodhura , për marrjen në dorëzim të mallit, faturat tatimore apo fletë hyrjet dhe specifikimet teknike të përcaktuara .

KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Lezhë. Konkretisht,  P.L, ish drejtori i këtij institucioni, A.M, ish përgjegjëse sektori, A.M përgjegjës sektori dhe B.N specialist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar  dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën  nr. 990/11, datë 25.03.217, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 5,9 milionë lekë dhe shkelje të disiplinës financiare në vlerë 14,342 lekë, dhe për pasojë ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco