Viktima e dytë në Sukth, i kërkuar për një vrasje të kryer në Vlorë në 2012

Viktima e dytë në Sukth, i kërkuar për një vrasje të kryer në Vlorë në 2012

15:51, 25/04/2017
A+ Aa A-

Identifikohet emri i plotë i të vrarit të dytë në Sukth të Durrësit. Fillimisht policia bëri të ditur se ai ishte Xhino Dauti, por tani është mësuar edhe emri i plotë i viktimës. Ai është Juxhin Dauti i kërkuar për një vrasje të ndodhur në 17 mars të vitit 2012.

Viktima, Fatjon Bani u qëlluar me 3 plumba ndërsa ndodhej në automjetin e tij.

Ai është ishte dërguar urgjent në spital por gjendja e tij shëndetësore ishte tepër e rëndë dhe mjekët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën.

Policia e Vlorës kishte njoftuar se e kishte identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe tashmë e kishte shpallur në kërkim. Bëhet fjalë pikërisht për Juxhin Dautin, 21 vjeç, banues në lagjen “Hajro Cakërri”, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe i ekzekutuar mesditën e sotme.

Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit dhe se viktima dhe autori kanë qenë në marrëdhënie shoqërore me njëri-tjetrin.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco