FOTO/ Furtunë shkarkimesh, ikën kupola e Policisë së Shtetit dhe 12 drejtorët e qarqeve

FOTO/ Furtunë shkarkimesh, ikën kupola e Policisë së Shtetit dhe 12 drejtorët e qarqeve

15:22, 25/04/2017
A+ Aa A-

Drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Ardian Çipa është shkarkuar nga detyra që ai mbante prej 2 vitesh. Çipa e mori këtë detyrë, pasi u larguar nga Drejtor i Policisë së Tiranës.

Mësohet se shkarkimi nga policia Çipës i është komunikuar nga kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ky i fundit ka zhvilluar një takim me Çipën duke i komunikuar shkarkimin.

Por mësohet se urdhri për shkarkimin u ka shkuar edhe 12 drejtorëve të Policive në Qarqe.

Pritet që të ketë një furtunë të madhe në Policinë e Shtetit.

    Kush jane drejtoret ne 12 qarqe:

    Ervin Hodaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë - Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i Policisë së Fierit, në 27 prill 2015 emërohet në Tiranë.

    Perlat Çullhaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës - 9 Tetor 2013. Që nga kjo ditë nuk ka lëvizur nga detyra e drejtorit  të policisë së qytetit bregdetar.

    Jael Çela, Drejtor i Policisë së Qarkut të Vlorës - 1 shtator 2014 emërohet drejtor i policisë në Vlorë, pas një eksperience si shef komisariati në Durrës.

    Arianit Arapi, Drejtor i Policisë së Qarkut të Gjirokastrës - Në 26 gusht 2015 merr postin që ka dhe sot. Më parë ishte drejtor i forcës operacionale.

    Ajet Zyberi, Drejtor i Policisë së Qarkut të Korçës - Në 26 Gusht 2015 merr detyrën që ka tani, pasi më parë mbante postin e drejtorit të Policisë Lezhë.

    Edmond Tarkaj, Drejtor i Policisë së Qarkut të Dibrës - Në 26 gusht 2015 merr këtë detyrë, pasi më parë që nga 9 tetori 2013 ishte drejtor i policisë Korçë.

    Perlat Vatoci, Drejtor i Policisë së Qarkut të Kukësit - Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i policisë së Dibrës në 1 shtator 2014 kalon në Kukës, në të njëjtin post.

    Fatmir Lleshi, Drejtori i Policisë së Qarkut të Beratit - Në 14 qershor 2016 merr këtë detyrë, pasi më parë ishte shef i Komisariatit 5 në Tiranë. Ndër të paktët që ka një kohë kaq të shkurtër në këtë post të lartë.

    Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë së Qarku të Fierit - Në 9 tetor emërohet drejtor i policisë Elbasan. Në 27 prill 2015 transferohet në të njëjtën detyrë në Fier.

    Alfred Çepe, Drejtor i Policisë së Qarku të Elbasanit - Në 27 prill 2015 merr detyrën që mban aktualisht. Më parë mbante detyrën e kreut të Antikorrupsionit në Policinë e Shytetit.

    Alban Çela, Drejtor i Policisë së Qarku të Shkodrës. - Është më mediatiku nga të gjithë. Ka ndërruar 3 drejtori, nga Kukësi, në Lezhë dhe tani në Shkodër. Ka pasur edhe një sherr me grushte me shefin e Krimeve në Policinë e Kukësit.

    Ermal Muça, drejtor i Policisë Qarkut të Lezhës. - Në datën 21 tetor 2016 emërohet në detyrën që mban edhe sot. Në 5 maj 2015 do emërohej zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës. Më parë ai mbante postin e zv/drejtorit të Krimeve në Policinë e Vlorës, që nga tetori i 2013.

    Lexo edhe:

    FOTO/ Pashallarët e Policisë! Kush janë ata që kanë marrë me ‘tapi’ postin e drejtorit

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Arber26/04/2017 08:50

    Cfare behet keshtu, po na lene pa policine "qe duam", do na bejne me polici qe nuk duam. Apo ishte thjeshte pune "makinash me korent", motorrash e "uniformash sportive"? Keshtu eshte kur behet Minister i Brendshem spurdhjaku Tahiruci, qe e fillon punen e pare ne jete si Minister, pa asnje lloj eksperience ne asnje fushe te industrise apo biznesit apo administrate publike.

    ...25/04/2017 21:17

    o idioter, keto jane per ti hedh sy miletit dhe te huajve.Tashti u kujtua piktori per keta, apo kujton se po la m... me shurre

    per mesuesin25/04/2017 19:32

    o mesuesi avash se do te bjere peshtyma ne surrat. Ata qe permend kane qene oficere te promovuar dhe nga saliu yt shpirteror ndaj korrigjoje qitjen

    Alb425/04/2017 17:24

    Me sa duket "rilindja " shkarkoi" te deleguarit e partise ne polici per ti kalu drejtepersedrejti ne magazinimin e prodhimit te kanabisit qe nuk e kane shitur dot per te plotesue planin e te ardhurave per kryebosin "rilindas".

    Protesta25/04/2017 15:50

    Hodaj lleshi muca mereshin drejtperdrejt me droge e ishin te implikuar thelle me hashashin qe mbillej korrej e shitej lart e poshte

    mesuesi25/04/2017 15:28

    Mire eshte te shkarkohen edhe drejtoret politik te drejtorive rajonale te zyrave arsimore , pasi keta nuk duhet te lejojne ne asnje menyre perfshirjen e arsimtarve dhe mesuesve ne fushata elektorale.

    Mimi25/04/2017 15:26

    Me ne fund nje lajm i mire per shqiptaret jo nga tepelena,ishalla i kthehet dinjiteti policise me kuadro te zote e te kualifikuar ,nuk kishte ngelur polic me dy klase shkolle pa e bere drejtor tahiri,tani e ka rradhen cako

    tani25/04/2017 15:23

    Kjo eshte nje zgjidhje e mire per ngercin politik. Nqs nje pjese e tyre zevendesohen nga te propozuar nga PD ose edhe me dakordsine e tyre , nuk ka me nevoje per qeveri taknike.

    koo25/04/2017 15:23

    I bejne keto shkarkime sepse do te veje ne vendet e tyre grupin mafioz te vetin Fatzi Xhafa nuk ka besim ke grupi i Sajme Qorrit .

    Shto koment

    Denonco