Kush ishte ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë që u ekzekutua sot

Kush ishte ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë që u ekzekutua sot

14:48, 25/04/2017
A+ Aa A-

Një atentat mafioz i ndodhur në Sukth të Durrësit i mori jetën mesditën e sotme, Ervin Dalipajt dhe Xhino Dautajt. I pari është një personazh i njohur, sepse kishte arrestuar edhe babain e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm.

Ervin Dalipaj ka mbajtur postin e Shefit Kundër Krimit Ekonomik në Tiranë deri në tetor të vitit 2013, kur u pezullua nga detyra me urdhër të ish-ministrit Tahiri, pasi sipas tij ai nuk e kishte kryer detyrën gjatë operacionit “Fundi i Marrëzisë” për bllokimin e lojërave të fatit.

Ky i fundit akuzohet se ka bashkëpunuar me pronarët për t’i fshehur policisë makineritë e lojërave të fatit.

Dalipaj dhe shefi i krimit të Korçës ishin dy prej 12 shefave të qarqeve që dekonspiruan këtë aksion. Ai gjithashtu akuzohet si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar të vitit 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

saranda 26/04/2017 15:08

ish punonjes policie me makine luksi... ca plehra me pak ne kete vend te mjere.

Luli26/04/2017 03:13

Rilindja po ben te njejten gje qe kane bere paraardhesit e tyre komuniste ne vitin 1945 Nuk ka gje per tu shqetesuar E pa mundur te jetosh ne ate vend.

rednex25/04/2017 18:39

Sigurisht e ka marre ne qafe rilindja!!!!se rilindja i ka thene te rrembeje e te vrase njerez..pse flet budalliqe kot sa per te postuar dicka..

Qifi25/04/2017 15:44

Dalipi ishte demoktrat dhe i pd. E mori ne qafe rilindja

Shto koment

Denonco