Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Gjermania dëbon 27 refugjatë në Shqipëri dhe 8 në Kosovë

Gjermania dëbon 27 refugjatë në Shqipëri dhe 8 në Kosovë

10:16, 25/04/2017
A+ Aa A-

Në përgjithësi atë ditë, nga disa lande janë dëbuar 35 persona, 8 në Kosovë dhe 27 në Shqipëri.

Landi gjerman Sachsen-Anhalt ka bërë dëbimin e 14 shtetasve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Një aeroplan çarter i ka transportuar ata nga aeroporti Leipzig-Halle drejt Tiranës respektivisht Prishtinës të enjten që shkoi, ka njoftuar Zyra Administrative e Landit, shkruan dpa.de.

Por, zyra në fjalë, nuk ka mundur të ofrojë më shumë informacione për shkak të detyrimit për mbrojtjen e të dhënave, transmeton albinfo.ch.

Në përgjithësi atë ditë, nga disa lande janë dëbuar 35 persona, 8 në Kosovë dhe 27 në Shqipëri. Krahas landit Sachsen-Anhalt, në këtë aksion ishin përfshirë edhe landet si: Thüringen, Rheinland-Pfalz, Brandenburg, Nordrhein-Westfalen dhe Niedersachsen.

Siç dihet, Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në mesin e “vendeve të sigurta” për Gjermaninë, ku ajo mund t`i kthejë azilkërkuesit, të cilët, pothuajse të gjithë marrin vendim negativ të qëndrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco