Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ndërtuesi shqiptar i falimentuar kapet duke shitur kokainë: Kam shumë borxhe!

Ndërtuesi shqiptar i falimentuar kapet duke shitur kokainë: Kam shumë borxhe!

10:13, 25/04/2017
A+ Aa A-

Mediat italiane kanë raportuar për arrestimint e një shtetasi shqiptar në autostradën e Arrezzo-së në Breshia, pasi në makinën e tij ishin gjetur 600 gr kokainë.

Policia ka arrestuar shtetasin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga media italiane, pas kontrollit që është bërë në makinën e tij.

Në komisariat, shqiptari ka treguar të vërtetën duke thënë se ndërmarrja e tij në sektorin e ndërtimit falimentoi dhe se ai kishte akumuluar një sërë borxhesh. 

Zgjidhjen kishte menduar se do ta gjende duke u bërë trafikant droge për një rast, duke shitur sasinë e kokainës e cila destinacion do të kishte Amerikën Latine.

300 mijë euro borxhe kishte akumuluar shqiptari gjatë falimentit të kompanisë, ndërsa sasi e kokainës nëse do të shitej, do t’i “lante” atij 50 mijë euro nga barra… por përsëri, ndërmarrësit shqiptar do t’i duhej të bënte sërish trafikantin./Gazeta Express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco