Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO/ Kapen në Tiranë dy të rinjtë që kërkoheshin për drogë. Ja emrat

VIDEO/ Kapen në Tiranë dy të rinjtë që kërkoheshin për drogë. Ja emrat

09:47, 25/04/2017
A+ Aa A-

Dy persona të kërkuar për trafik droge janë vënë në pranga nga policia. Arrestimet janë bërë në kryeqytet nga ana e Policisë së Tiranës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare, sipas të cilave në pranga ka rënë edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor i të kërkuarve.

Në pranga kanë janë vënë Kaman Lumani, 28 vjeç dhe banues në Përmet, Anastazios Extadakstilios, 29 vjeç, qytetar grek, banues në Sarandë.

Bashkë me ta është arrestuar edhe Mariglen Coha, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre personave është bërë pas një operacioni në zonën e Yzberishtit. Atyre i’u është gjetur edhe një kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco