Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Operacioni në Devoll: 2 trafikantë kapen me çantat me kanabis duke kaluar kufirin për në Greqi

Operacioni në Devoll: 2 trafikantë kapen me çantat me kanabis duke kaluar kufirin për në Greqi

09:37, 25/04/2017
A+ Aa A-

Dy trafikantë droge janë arrestuar në Korçës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi Policia i kapi duke kaluar kufirin për në Greqi me çanta e mbushura me kanabis, me 48 kg.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njoftoi se ka kapur dhe arrestuar në flagrancë 2 shtetas si edhe ka shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre, të cilët tentuan të trafikonin nga kufiri i gjelbër, Vidohova drejt Greqisë, 121 pako me peshë 48 kg  kanabis.

Policia Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll dhe Korçë, si rezultat i bashkërendimit dhe koordinimit të veprimeve të tyre, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve:

Spartak Koçileri, 37 vjeç dhe Marsel (Melsi) Shaholli, 36 vjeç, të dy banues në fshatin Hoçisht- Devoll.    

Në kërkim policor u shpallën dy të tjerë :

3-   A.H, 45 vjeç, banues në fshtatin Miras-Devoll  dhe

4-   R.K, 27 vjeç, banues në Hoçisht.

Më datë 24.04.2017, shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim midis tyre, në afërsi të piramidës 54, në fshatin Vidohovë-Devoll, kishin si synim të transportonin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në  shtetin grek me qëllim trafikimi 2 çanta sportive dhe 1 thes, brenda të cilave  kishte 121 pako me lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa.

Porsa kanë konstatuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat po patrullonin vijën e kufirit të gjelbër dhe po afroheshin në drejtim të tyre, këta shtetas kanë fshehur lëndën narkotike. Duke përfituar nga dendesia e pyllit, janë larguar me shpejtësi në një distancë të largët.

Në vendngjarje nga shërbimet e Policisë u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 çantat sportive dhe 1 thes plasmasi, me 121 pako të mbështjella me letër natriban me një peshë totale 48 kg lëndë e dyshuar  narkotike Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim,  mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a /2  e 22,  të Kodit Penal.

 

 

 

# # #

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco