'Më keni borxh 4 gjaqe dhe 200 mijë euro!'

'Më keni borxh 4 gjaqe dhe 200 mijë euro!'

07:28, 25/04/2017
A+ Aa A-

Katër gjaqe dhe 200 mijë euro ia ka kërkuar i ndjeri, Ismet Sfishta, familjes së ish-dhëndrit, para 6 vjetësh, kur vajza e tij ishte ndarë nga burri.

Kështu ka treguar Fatime Sherifi të hënën në gjyqin që po zhvillohet kundër burrit të saj, Hysen Sherifi, që akuzohet për vrasjen e krushkut, babait të dhëndrit në vitin 2015 në Podujevë.

Para gjykatës, dëshmitarja ka thënë se në ditën kritike ka qenë e pranishme kur ka ndodhur vrasja. Mirëpo, sipas saj, burri nuk ka dashur ta vrasë të ndjerin, por këtë e ka bërë në vetëmbrojtje.

“Krushku, Ismeti, ka ardhur dhe na ka sulmuar para derës së shtëpisë. Unë dhe Hyseni kemi qenë duke hyrë me veturë në shtëpi. E ka goditur burrin me kamionetë të bardhë dhe ka gjuajtur mbi makinën tonë. Pastaj burri ka dalë dhe ka nxjerrë revolen. Në ato momente, krushku Ismeti ka tentuar edhe një herë të na godasë dhe aty burri ka shtënë në drejtim të tij”, ka rrëfyer Fatimja./Koha ditore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco