Kosovaro-zvicerani vret me karate drejtorin e fabrikës

Kosovaro-zvicerani vret me karate drejtorin e fabrikës

07:14, 25/04/2017
A+ Aa A-

Kosovari 21 vjeçar e godet drejtorin 44 vjeçar me një goditje të karatesë dhe e rrëzon përdhe, duke e lënë pa shenja jete

Si “një i ri me prejardhje të huaj” e identifikonin fillimisht mediat zvicerane  21 vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Fabrizio C., drejtorit 44 vjeçar të një fabrike orësh. Ndërkohë blick.ch duke folur për shkaktarin e vdekjes së fabrikantit shkruan se ai është një “zviceran me prejardhje kosovare”. Po kështu shkruajnë edhe mediat në gjuhën italiane, në regjionin ku ka ndodhur vrasja, e cila ka shkaktuar tronditje në kantonin jugor të Zvicrës, në Tiçino.

Është mëngjesi i hershëm i të shtunës, ora 4.30. Dy persona qëndrojnë në hyrjen e garazhit nëntokësor para lubit të natës “La Rotonda”. Më i riu prej tyre e godet të vjetrin me një goditje të karatesë dhe e rrëzuar përdhe, ku ai mbetet pa shenja jete. I riu pastaj e lë viktimën dhe niset të largohet gjakftohtë nga vendi i ngjarjes. Por atë e ka parë njëri nga personat e sigurimit të lokalit, i cili e kap dhe e mban kosovarin deri sa të vijë policia. Ndërkohë autoambulanca e dërgon të lënduarin rëndë në spitalin e Luganos. Por babai i dy fëmijëve (8 dhe 9 vjeç) vdes pas pak nga pasojat e lëndimit.

Tash hetimet janë drejtuar ndaj Alexander M. i cili fajësohet për goditje vdekjeprurëse. Por përse ai e ka sulmuar drejtorin e fabrikës së orëve nga Stabio, është ende e paqartë. Ka mundësi që puna të ketë qenë për ndonjë vogëlsirë ose edhe të mos ketë pasur asgjë mes tyre, shkruan blick.ch. Por, personi i fajësuar, në facebook prezantohet si një maço, brutal, muskuloz, me vetura të shpejta.

Komuna dhe rrethi i miqve të Fabrizios reagojnë të tmerruar. Edhe politikani i partisë Lega, Norman Gobbi, i cili është drejtor për siguri në kanton,  është i pikëlluar për 44 vjeçarin, me të cilin ka qenë së bashku në shërbimin ushtarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco