Arrestohen 3 punonjës të policisë bashkiake të Tiranës. Ja emrat

Arrestohen 3 punonjës të policisë bashkiake të Tiranës. Ja emrat

11:20, 22/04/2017
A+ Aa A-

Tre punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar ‘Rrjeta’.

Të arrestuarit mësohet se janë:

Erjon Beca, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës grupi pranë Policisë Bashkiake Tiranë për kontrollin e territorit.

B. M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë me detyrë punonjëse patrullës së policisë Bashkiake Tiranë

Astrit Breshani, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë patrull shërbimi në patrullën e Policisë Bashkiake Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 21.04.2017, rreth orës 16:00, në rrugën “Panorama” pranë ZVRPP, punonjësit e policisë bashkiake me automjetin e punës dyshohet ti kanë marrë shtetasit J. M., një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra, për lejimin e një tende (rrjetë mbrojtëse dielli) në një pikë lavazhi në qytetin e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

-4 kartmonedha, konkretisht 4 kartmonedha me prerje 5.000 lekë të reja

-5 Telefona celularë të markave të ndryshme.

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mr Robot22/04/2017 16:48

Policia Bashkiake e Tiranës duhet shkrirë. Kryeqyteti ka muaj që është pushtuar nga qindra, ndoshta edhe mijëra ndërtime pa leje nga të fortët, që Erion Veliaj (bythëpambuku) mund t'u bëjë vetëm gojore. Një pjese tjetër u merr paratë me inspektorët bashkiakë që ashtu si policët bashkiakë po plasin nga babëzia e tafmaja

varfria hadejo22/04/2017 14:57

Hallall; drejtësi korrektësi, përgjegjshmëri.

varfria hadejo22/04/2017 14:54

Hallall; drejtësi korrektësi, përgjegjshmëri.

Qifi22/04/2017 12:03

Ermal kpllani drejtori policise bashkiake dhe vartesi tij direkt Toni Beni jane xhepistat me te medhej ne bashki. Lali eri i mori nga policia pikerisht se ishin te tille.

Shto koment

Denonco