Mark Frroku shpallet i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë, dënohet me 7.6 vite burg

Mark Frroku shpallet i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë, dënohet me 7.6 vite burg

12:49, 21/04/2017
A+ Aa A-

Ish-deputeti kristiandemokrat Mark Frroku është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7.6 vite burg për akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe ndërtimit pa leje.

Ndërsa sa i përket akuzës së vrasjes në Belgjikë në vitin 1999, Mark Frroku është shpallur i pafajshëm me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme.

Gjatë seancës ku u dha vendimi gjyqësor, Mark Frroku nuk ishte i pranishëm në sallë. Ai përfaqësohej nga avokatët e tij. Këta të fundit, në përfundim të seancës, u shpreh të lumtur që akuza e vrasjes u rrëzua, por thanë se do ta apelojnë vendimin.

Theksojmë se Prokuroria kishte kërkuar 25 vite burgim për Mark Frrokun, por gjykata dha vetëm 7.6 vite burg. Ish-deputeti i mazhorancës socialiste ndodhet në paraburgim prej dy vitesh.  /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

X21/04/2017 16:16

Mire ky ka ba evazion fiskal duke pas biznes po ai Peza deputeti me 60000 lek ne muaj si gazetar ben 1milion e sa dollar kursime.Me qa thoni ne gazet eshte ipafajshem

Ladi21/04/2017 15:00

Akuzat qe i bene Frrokut kane qene te sajuara pasi e akuazuan per vrasje kur persona te tjere ishin denuar ne Belgjike per kete vrasje . Ndertimi pa leje eshte absurditet kur e gjithe Shqiperia eshte nje kantier i madh me ndertime pa leje dhe ku kryeministri po jep certifikatat e ndertimeve pa leje ne tokat e te tjereve me emertimin Legalizim te ndertimit pa leje. Absurdi me i madh eshte pastrimi i parave kur kompania e Frrokut ka paguar 8 milion dollare tatime dhe niveli i tatimit ka qene 10% dmth Frroku justifikonte pasuri te deklaruar dhe te paster 72 milion dollare dhe jo 2 milion dollare. Absurdi vazdhon me deklarimin e 2 milion dollareve pasuri si deklarim i rreme te ILKPKID per keto para , pra nese nuk i deklaron ndeshkohesh dhe nese i deklaron prape ndeshkohesh pasi gjykata do qe ta kete mire me Kryeministrin. Kjo eshte gjykata shqiptare e cila do te bej fajtor edhe kur nuk je, pasi duhet te dale prokuroria ne rregull. Ne mos njeri tjetri moj Melken do

liu21/04/2017 13:11

Paska bere " BE" dhe para gjykates me duket. Ketu cdo gje ka rene,ketu ka rene FBI-ja me videon e Metes,drejtesia belge me provat per Frokun,ketu denohet nje "deputet" i Rilindjes me tre vepra te renda penale(vrasje,pastrim parash,ndertim pa leje ) me pak se nje perdorues droge qe kapet me disa gram hashash.Me e mira eshte te ikesh nga syte kembet.

Shto koment

Denonco