Zbulohet baza, kapen 2 hajdutë që vidhnin shtëpi në Durrës/ Ja lista e shtëpive që kanë vjedhur Veglat e vjedhjes dhe objektet e vjedhura

Zbulohet baza, kapen 2 hajdutë që vidhnin shtëpi në Durrës/ Ja lista e shtëpive që kanë vjedhur

08:47, 21/04/2017
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka zbuluar një shtëpi në plazh, e cila ishte baza e katër hajdutëve nga Tirana dhe nga Kamza,  baza ku mbanin veglat e punës për thyerjen e bravave të shtëpive të qytetit bredetar,  si çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida,  çelësa anglez, doreza. Por, ata kishin edhe një pistoletë me fishekë.

SHIH VIDEON DHE FOTON ME POSHTE

Në sajë operacionit "Brava", pas disa muajsh hetime, policia e Durrësit ndali dy prej autorëve të vjedhjeve dhe shpalli në kërkim dy bashkëpunëtorë:

Të ndaluar janë shtetasit: Rezart Hyskolli 29 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje dhe Gentjan Kala  30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje , aktualisht me masë sigure”Arrest shtëpie”për veprën penale”Vjedhja”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve  të tyre, shtetasit:

S.T. 27 vjeç, banues në Tiranë dhe D.I. 24 vjeç, banues në Tiranë.

Të arrestuarit janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur banesat e shtetaseve L.B.  në lagjen Nr.1 Durrës dhe  R.B.  në lagjen Nr.6 Durrës. 

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 18 vjedhjeve të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, konkretisht:

    1. Më datë 01.11.2016, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Ll. R. 59 vjeç, ku kanë marrë 1 000 € dhe disa bizhuteri.

    2. Më datë 18.11.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Q.Ç. 65 vjeç, ku kanë marrë 83 000 lekë.

    3. Më datë 24.11.2016, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases M.Sh. 51 vjeçe,  ku kanë marrë 100 000 lekë  dhe disa bizhuteri.

    4. Më datë 27.12.2016, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H..L. ku kanë marrë 1 Televizor.

    5. Më datë 01.01.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D.Ç.  46 vjeç, ku kanë marrë 1 300  000 lekë dhe disa bizhuteri.

    6. Më datë 07.02.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.T. 43 vjeç,  ku kanë marrë 40 000 lekë dhe 400  €.

    7. Më datë 22.02.2017, në lagjen Nr.7, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Sh. 65 vjeç,  ku kanë marrë dy televizorë.

    8. Më datë 06.03.2017, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.A.  ku kanë marrë sende me vlerë rreth  225 000 lekë.

    9. Më datë 08.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.V. 27 vjeç,  ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një lap-top.

    10. Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.18, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.K.  50 vjeç,  ku kanë marrë 100 000 lekë dhe disa bizhuteri.

    11. Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.B. 39 vjeç,  ku kanë marrë disa bizhuteri.

    12. Më datë 15.03.2017, në lagjen Nr.9, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. 74 vjeç.

    13. Më datë 23.03.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.L.  53 vjeç,  ku kanë marrë dy televizorë.

    14. Më datë 03.04.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases Y.K.  52 vjeçe, ku kanë marrë disa oriendi shtëpiake.

    15. Më datë 12.04.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.M. 34 vjeç, ku kanë  marrë 50 000 lekë.

    16. Më datë 14.04.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.L. 25 vjeç,  ku kanë marrë disa bizhuteri.

    17. Më datë 18.04.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V.C. 54 vjeç,  ku kanë marrë 80 000 lekë dhe disa bizhuteri.

    18. Më datë 18.04.2016, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.Ç.  ku kanë marrë 150 000 lekë dhe disa bizhuteri. 

    MEKANIZMI I VJEDHJES

    Autrët e dyshuar e kryenin veprimtarinë e tyre kriminale me thyerje të bravave  të apartamenteve, me mjete të ndryshme si: çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida,  çelësa anglez, doreza.Në këtë mënyrë ato hynin brenda në banesë dhe vidhnin sende me vlerë.Sendet e vjedhura I transportonin me dy automjete dhe I dërgonin në një banesë në lagjen Nr.13, Plazh.

    Pas hetimeve të kryera në mënyrë të vazhdueshme  është zbuluar se autorët kishin një apartament në lagjen Nr.13,  Plazh,  Durrës, ku pas kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 

    • një armë zjarri pistoletë, model 54; 
    •  gjashtë fishekë, model 54, kalibri 7.62 mm; 
    •një automjet tip Golf; 
    • një automjet tip Toyota;
    • veglat me të cilat realizonin hapjen e dyerve duke thyer bravat (çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida, çelësa Anglez, dy palë dorashka); 
    • një sasi prej 130 000 lekë të reja; 
    •300 dollarë amerikane; 
    • 150 €; 
    •rreth 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; 
    •bizhuteri të ndryshme si: 20 varëse, 50 unaza, 18 byzylyke, 60 palë vëthë, 10 medalione, 19 ora, 7 parfume, 6 telefona celularë, 6 karta komunikimi, 1 kamera, 2  aparatë fotografikë karte abonimi TV, Playstation  etj. 

    Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Vjedhja", “Prodhim dhe shitje të armëve dhe municionit luftarak” dhe””Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” të kryera në bashkëpunim parashikuar në nenet 134/2, 278/4 dhe 283  të Kodit Penal.

            

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    ligji21/04/2017 11:26

    Keta rrugecer te kalben ne burg!

    Shto koment

    Denonco