Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vrasësit të Artan Cukut i doli situata nga kontrolli, ja ku gaboi

Vrasësit të Artan Cukut i doli situata nga kontrolli, ja ku gaboi

08:30, 21/04/2017
A+ Aa A-

Vrasja e ish-drejtuesit të lartë të Policisë, Artan Cuku, u konsiderua si e mirorganizuar, e tipit mafioz dhe e kryer nga vrasës profesionistë, provat në vendngjarje flasin për të kundërtën.

Disa gjurmë gishtash në vendngjarje, por edhe mbetje biologjike që mund të shërbejnë për ndërtimin e një profili gjenetik, tregojnë se vrasësi nuk ka qenë shumë i kujdesshëm, apo në një moment i ka dalë situata nga kontrolli, shkruan Panorama”.

Në vendngjarje janë fiksuar gjurmë të ndryshme gishtërinjsh, në mure e ashensor, mes të cilave hetuesit besojnë se mund të jenë dhe gjurmët e autorit. Në këtë përfundim është arritur pas verifikimit të pamjeve të ndryshme filmike, të fiksuara nga disa kamera sigurie, ku autori shfaqet para dhe pas krimit.

Nga pamjet është konstatuar se ai nuk ka pasur doreza në duar dhe gjatë përplasjes që mund të ketë pasur me Cukun, ka lënë gjurmët e tij në vendin e ngjarjes. Burime nga grupi hetimor thanë se janë marrë të gjitha gjurmët e gishtave në vendngjarje, të cilat fillimisht do të krahasohen me ato të banorëve të pallatit, të Artan Cukut e bashkëshortes së tij.

Nëse nga krahasimi do të rezultojnë gjurmë të paidentifikuara, burimet thonë se ato mund t’i përkasin autorit të krimit. Në momentin që do të arrihet në këtë fazë, ato do të krahasohen me gjurmë personash me precedentë të mëparshëm, që ndodhen në sistemin e Policisë Kriminale.

PROVAT

Burime nga grupi hetimor thanë se në vendngjarje janë fiksuar edhe disa mbetje biologjike që mendohet se i përkasin autorit të krimit. Për këtë arsye, në Laboratorin e Kriminalistikës ka nisur ekzaminimi i tyre për të arritur ndërtimin e një profili gjenetik, që mund të ndihmojë në identifikimin e autorit.

Nga ana tjetër, burimet thonë se të gjithë personave të shoqëruar, qoftë nga puna operative e Policisë, apo atyre që janë identifikuar si të dyshuar nga qytetarët që kanë telefonuar pas shfaqjes së pamjeve filmike, u janë marrë gjurmët e gishtave.

Ato janë arkivuar dhe në fund të ekzaminimit të gjurmëve të fiksuara në vendngjarje do të ketë veprime konkrete nga ana e Policisë. Megjithatë, duket se deri tani ende nuk ka ndonjë të dyshuar konkret nga ana e grupit hetimor.

Publikimi i pamjeve filmike të autorit dhe shpërblimi prej 10 milionë lekësh të rinj i vendosur nga Policia, ka ndikuar ndjeshëm te qytetarët, që vazhdimisht telefonojnë për të dhënë informacionet që ata pretendojnë se kanë.

Deri tani këto informacione nuk kanë rezultuar të sakta, edhe pse telefonatat sa vijnë e rriten çdo ditë. Edhe Policisë Kufitare i është kërkuar që të verifikojnë të gjitha hyrje-daljet nga Shqipëria, para dhe pas vrasjes së Artan Cukut. /Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

x bashkimin22/04/2017 22:32

ik bej meting e propogande ne cadren e rilindjes. ai tipi iridi tha nje gje. a ka marr shteti jashte ligjit gjurmet e gishtave te tuat apo te sat eme kur sduhet ti ket nga aleati?! kete thuaj nese ke ndonje te dhene. ne rast te kundert bej propagande dhe ha mut.

Bashkimi22/04/2017 08:17

O Irdi, o toç, nese e ka per here te pare qe po vret apo ka vrare dhe njehere tjeter, nuk eshte kapur dhe si kane gjurmet e gishtave...ose do kapet nga ndonje e dhene tjeter ose sdo kapet hiç. Cfare hyn shteti ketu? Cfare faji ka policia se shqiptaret vriten edhe per ..."pse me shikon ashtu"...Kudo neper bote ka krime qe nuk zbardhen kurre, ka vrases seriale si ai qe kemi lexuar kohet e fundit qe dyshohet per 82 vrasje dhe arrite te vriste nje brigade me njerez pa u kapur nga ai shteti tjeter te cilit ti i referohesh ..dhe aty nuk akuzon njeri as shtetin as policine, por njerezit jane aq patriote, sa ndihmojne me te dhena per vrasesit pa shperblim fare. Po skeni pune tjeter ju or burre , ngelet duke nxjerre mllef dhe vrer neper portale, duke akuzuar policine per vjedhjet e bankave , per transport droge, ky rast mire qe ishte filmuar se kushedi cfare nxirrnit me mllefin tuaj duke bere te gjthe si te "zgjuar" ne komente anonime...Mendoj qe patjeter jeni ca dembele te papune, se njihni punen dhe rrezikun, nuk keni respekt per punen e te tjereve qe komentoni ne kete menyre .Jeni ajo kategoria po nuk ju futi ne pune ky shtet qe shani ...vegjetoni neper portale se per pune ne privat s'jua mban bytha...

llll21/04/2017 16:15

ky nga fiziku ngjason me ate qe shihet te vrasja e efektivit Ajet Zeqaj

irdi21/04/2017 11:28

Po sikur vrasesi te kete qene qytetar i thjeshte, biznesmen apo deputet? A ka te drejte policia e shtetit te beje krahasimin e gjurmeve te gishterinjve te gjetur ne vendngjarje me gjurmet e gishterinjve te te gjithe shtetasve shqiptare? Pergjigja eshte Jo. Pasi ligjerish sot nuk ka te drejte, sepse kjo eshte e drejte e kompanise e cila ka kontraten per prodhimin e kartave te idenbtitetit dhe pasaposrtave shqiptare, ndersa Policia e Shtetit ka akses vetem tek gjurmet e personave me rekorde kriminale. Keshtu qe i mbetet te zbulohen vetem ato vrases dhe hajdute, qe jane kapur njehere duke kryer nje veprim te tille te ngjashem dhe i jane marre gjurmet e gishterinjve, ndersa ato qe vjedhin perdite apo vrasin perdite, nese nuk kapen ne flagrance nuk ke te drejte ti marresh gjurmet e te besh krahasimin eme gjurmet e gjetura ne vendngjarje. Ky eshte shteti yne.

Shto koment

Denonco