FOTO/ Aksident i rëndë në Fier - Levan, nuk dihet për viktima

FOTO/ Aksident i rëndë në Fier - Levan, nuk dihet për viktima

16:07, 30/03/2017
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier – Levan paraditen e sotme, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka viktima. Siç e shikoni në foto, një fuoristradë Mercedes-Benz ML me targa AA 832 AV ka hyrë në kahun tjetër të rrugës dhe është përplasur me një tjetër makinë.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco