FOTO/ Kapet me 43 kg drogë dhe armë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Greqi

FOTO/ Kapet me 43 kg drogë dhe armë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Greqi

15:20, 30/03/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Janinës për transport dhe trafik droge, dhe 43 kg drogë janë sekuestruar.

30-vjeçarit iu bë shenjë nga një patrullë policie që të ndalonte për kontroll, por ai u largua me shpejtësi. Policia u vu në ndjekje të shqiptarit dhe arriti ta ndalonte në një rrugë sekondare pranë fshatit Mazaraki, 35 km larg pikës kufitare të Kakavijës.

Në sedilen e pasme të automjetit, u gjetën dy çanta me 40 paketime, që përmbanin 43 kg kanabis.

30-vjeçari kishte me vete edhe një pistoletë të tipit Tokarev dhe një thikë, që iu sekuestruan, ashtu si dhe droga e automjeti.

Në banesën e tij, në Igumenicë, policia sekuestroi dhe një shumë monetar prej 1.100 eurosh, që e konsideron si produkt të trafikut të drogës, si dhe 5 pilula narkotike.

30-vjeçari do të dalë para prokurorit të Janinës, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbuluar destinacionin e drogës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco