Tragjike në Pogradec, burri pi helm në shtëpinë e ish gruas

Tragjike në Pogradec, burri pi helm në shtëpinë e ish gruas

13:39, 30/03/2017
A+ Aa A-

Një martesë e dështuar, por fundi i saj nuk ishte pranuar prej tij, madje insistonte që të bashkohej sërish me ish gruan.

D.C., 49 vjeç, banues në fshatin Gurras të Pogradecit, në orët e para të ditës së sotme, ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij Dh.Ç., 50 vjeçe, në lagjen nr. 4 Pogradec.

Raportohet se 49- vjeçari jetonte në Greqi dhe prej pak ditësh ishte kthyer në Shqipëri.

Ai kishte shkuar në banesën e ish gruas, e cila jetonte e vetme, në një shtëpi me qira pas ndarjes mes tyre dhe i kishte kërkuar të bashkoheshin.

Në një moment në bisedë e sipër, Cano i ka kërkuar celularin për të parë diçka pasi kishte dyshime mos ajo kishte nisur ndonjë lidhje tjetër, por gruaja ka refuzuar.

Ajo i ka thënë se nuk kishte pse t’i jepte llogari pasi prej tre muajsh ishin të ndarë me vendim gjykate dhe nuk kishin më punë bashkë.

Në nxehtësi e sipër, ai nisi ta godasë, duke bërë që Dh.Ç., të telefonojë policinë. Në momentin që në banesë vjen policia, 49- vjeçari ka konsumuar një pesticid pemësh të cilin e mbante prej dy ditësh në një shishe në xhep, raporton NOA.

Për pasojë, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë. Kjo ishte martesa e dytë e D. nga e cila çifti nuk kishte fëmijë, ndërsa ai ishte bërë baba nga martesa e parë e tij.

Por duket se ndjenjat për Dh.Ç., ishin aq të forta sa që ishte kthyer enkas nga Greqia me shpresën për t'u bashkuar. Në gjendje të rënduar psikologjike Cano ka ngritur dorë ndaj saj dhe më pas ka pirë helm në tentativë për t'i dhënë fund jetës.

Ndaj 49-vjeçarit vijojnë ende hetimet ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Pogradecit për veprën penale “Dhuna në familje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco