VIDEO-FOTO/ Kamioni niset nga Durrësi, kapen në Itali 2.2 ton kanabis

VIDEO-FOTO/ Kamioni niset nga Durrësi, kapen në Itali 2.2 ton kanabis

13:10, 30/03/2017
A+ Aa A-

Një tjetër goditje të madhe ka bërë dogana italiane. Një sasi prej 2.2 ton kanabis sativa janë sekuestruar në portin e Ankonas.

Droga është gjetur në një kamion i cili kishte ardhur nga Shqipëria dhe ishte nisur nga porti i Durrësit, shkruan SYRI.net.

Sipas medias italiane, në pranga janë vendosur 3 persona, por nuk është bërë e ditur identiteti i tyre. Aksioni është bërë nga doganat italiane dhe Guardia di Financa.


 

Kamioni me 2.2 ton kanabis ishte nisur nga Shqipëria dhe droga ishte fshehur brenda një ngarkese me panele gipsi, bën të ditur SYRI.net.

Kamioni është kontrolluar nga sistemi, që e ka nxjerrë kamionin nga radha dhe më pas me anë të qenit antidrogë është gjetur sasia e madhe e kanabisit.

Guardia di Financa është shprehur se vlera e kësaj lënde narkotike shkonte 20 milionë euro.

Brenda 3 muajve të parë të vitit 2017 vetëm në portin e Ankonas janë sekuestruar 12 ton kanabis sativa. /SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Tani30/03/2017 19:54

    Po mor koqe po...ke pyetur ndonjehere po prokuroria ku eshte? Heton grupet kriminale apo vetem i nxjerr nga burgu? SHISH ku eshte? Punon apo jo? I jep ndonje informacion policise per parcela te mbjella apo grupe kriminale qe transportojne drogen? Po dogana e peshon kamionin? Nese malli ne fatura eshte 30 ton , i bie qe kamioni te jete 32 apo jam gabim? Guardia Di Finanza paska pasur informacion, por nuk ja jep policise shqiptare kete informacion megjithese marrin rriga sa qimet e kokes ketu tek ne gjoja per veshtiresi pune. Po pse mor per te kapur dy ton droge ne nje kalim , ngelet topi vetem te policia para se te hypi ne traget? Eh mor gazetare plehra, qe vetem helm dini te hidhni. Keto pyetjet qe shtroj une, duhet ti kishit verifikuar me pare dhe ti dilni ne mbrojtje policise se shtetit tuaj, por ju jeni sinkron me cadren...vetem per kaq jeni dhe kjo nuk eshte gazetari por antikombtarizem dhe bythelepirje.

    Qytetar30/03/2017 13:14

    Kur ishte minister Sajme Qorri kalonin neper dogana nga 1 ton droge erdhi ky Fatzi Xhafa filloi me nga 2 ton droge ka fillu rivaliteti kush dergon me shume droge se i duhen per zgjedhje leket e droges per te blere votat.Po policia ku eshte çfare ben , po doganieret çfare shofin laraska apo bashkepunim me ato qe dergojne drogen neper Europe.

    Shto koment

    Denonco