‘Vrau Kurtin bashkë me ish deputetin’, Prokuroria apelon pafajësinë e Marinajt

‘Vrau Kurtin bashkë me ish deputetin’, Prokuroria apelon pafajësinë e Marinajt

13:00, 30/03/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës dhënë disa ditë më parë, lidhur me pafajësinë e Kristjan Marinajn, i akuzuar si bashkëpunëtor i ish-deputetit Mark Frroku për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel të Belgjikës, në vitin 1999.

Marinaj u vu nën akuzë për vrasjen e Aleksandër Kurtit, krim për të cilin gjykohet veçmas edhe ish-deputeti. Gjyqtari i çështjes, Lazer Sollaku ka deklaruar të pafajshëm të pandehurin ndërsa ka hequr edhe masën e sigurisë atë të e arrestit me burg që i ishte vendosur në mungesë.

Për 42-vjeçarin, i cili ka qenë i shpallur në kërkim nga policia, prokuroria kishte kërkuar më herët 16 vjet burg, në bazë të materialeve të ardhura nga shtetit Belg ku dhe është kryer vrasja.

I dyshuari, emri i të cilit ndodhet në listën e personave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, njihet edhe me disa emra të tjera, si Kristian Morina (Marinaj) alias Hilë Joka alias Hilë Morina. Megjithëse policia shpalli kërkimin e tij, Marinaj nuk u arit të prangosej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco