FOTO/ Kapet sasi e madhe drogë, arrestohen dy trafikantët shqiptarë në Itali

FOTO/ Kapet sasi e madhe drogë, arrestohen dy trafikantët shqiptarë në Itali

10:44, 30/03/2017
A+ Aa A-

Tre persona, dy prej të cilëve shqiptarë, janë arrestuar nga “Guardia di Finanzia” e Verona-s, që ka sekuestruar më shumë se 100 kg marijuanë, e fshehur në një makinë.

Efektivët, në vrazhdën e një shërbimi të zakonshëm kontrolli të territorit gjatë së hënës, kanë pikasur një shqiptar me precedentë penalë, i cili po argëtohej me një bashkatdhetar në një bar, raportojnë sot mediat lokale.

Shqiptarët (identitetin i të cilëve nuk bëhet i ditur) u ndoqën teksa u larguan nga bari dhe u takuan me një tjetër person. Ky i fundit ishte nën drejtimin e një makine, që rezultonte e regjistruar në Frosinone, gjë që përbënte një element të mëtejshëm dyshimi.

Në këtë pikë, efektivët ndërhynë, duke gjetur 10 paketime që përmbanin gjithsej 102 kg drogë, të fshehura në bagazhin e mjetit dhe tavanin e makinës.

Të tre janë arrestuar. Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë së arrestit me burg.

    Droga e sekuestruar

    /Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    liu30/03/2017 12:47

    ky eshte betimi ne fakt qe beri kryeministri dje nepermjet zedhndesit te tij se ne shqiperi ska drog por paftyrsia e tij tregon te kunderten kush ka mendje e lexon

    Shto koment

    Denonco