FOTO - EMRI/ Aksidenti tragjik, përplasi për vdekje me makinë 35-vjeçarin dhe ia mbathi. Arrestohet

FOTO - EMRI/ Aksidenti tragjik, përplasi për vdekje me makinë 35-vjeçarin dhe ia mbathi. Arrestohet

09:16, 30/03/2017
A+ Aa A-

Personi që pasditen e djeshme aksidentoi për vdekje 35-vjeçarin Ardian Rika, është arrestuar.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin e Ardian Subashi, 44 vjeç,  banues në Elbasan, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

“Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip ‘Land Rover’ me targa AA 404 PD, ka goditur dy mjete të parkuara duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka aksidentuar me vdekje biçiklistin, shtetasin A.R, 35 vjeç, banues në Elbasan”, njofton policia.

Pas kësaj, Subashi ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet hetimore për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco