Njëmijë euro për një vend pune, arrestohet sekserja

Njëmijë euro për një vend pune, arrestohet sekserja

09:12, 30/03/2017
A+ Aa A-

Një grua 28-vjeçare është proceduar penalisht në Elbasan sepse ka ndërhyrë siseksere duke premtuar një vend pune kundrejt ryshfetit njëmijë euro.

Policia e Elbasanit nuk e bën të ditur identitetin e K.K. por njofton se ndaj saj ka filluar proçedimi penal pasi në muajin mars 2017 dyshohet t'i ketë marrë 1000 euro shtetasit K.D, 33 vjeç në këmbim të gjetjes së një vendi pune.

Dosja e K.K. i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco