Haki Çako pezullon inspektorin që merrte 200 Euro për të dhënë vërtetim për azil

Haki Çako pezullon inspektorin që merrte 200 Euro për të dhënë vërtetim për azil

22:55, 29/03/2017
A+ Aa A-

Pas transmetimit të emisionit investigativ "Fiks Fare" ne Tch, ku shfaqej nje punonjës policie i Komisariatit të Policise nr. 1 në Tiranë,  i dyshuar për shkelje në detyrë, Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës, ju informojme se:

Drejtori i Policisë së Shtetit menjëherë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, Lek Marku, me gradën "inspektor".

Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale,  ka nisur hetimin disiplinor "për shkelje të rëndë".

Po në lidhje me këtë ngjarje, edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të provuar nëse ka apo jo elementë të veprës penale.

Policia e Shtetit falënderon median dhe i fton ato dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv të punonjësve të Policisë me detyrën, duke garantuar se do të veprohet me shpejtësi dhe ashpërsinë e ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco