Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FOTO/ Sekuestrohet sasi e madhe droge, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

FOTO/ Sekuestrohet sasi e madhe droge, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

20:53, 29/03/2017
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia në Itali, që ka sekuestruar 158 kilogram drogë.

Shqiptari me iniciale A.L. ishte duke lëvizur aq ngadalë në autostradë me makinën e tij, sa që është ndaluar për një kontroll normal nga policia rrugore në Ponte Oglio, teksa ishte drejtuar për në Bergamo.

Kur iu kërkuan dokumentet nga agjentët, ai shfaqi shenja nervozizmi, raportojnë mediat lokale.

Në makinën e shqiptarit tip “Ford Focus” me banim në komunën Osio Sopra, është gjetur 25 kg drogë, e llojit marijuanë. Droga ishte fshehur në katër kuti që ishin vendosur mbi sediljet e pasme.

Kur u pyet nga efektivët se çfarë kishin brenda atyre kutive, 35-vjeçari u mpi edhe më shumë. Megjithatë, pas pak çastesh pranoi se brenda tyre kishte “bar”.

Efektivët e policisë vijuan kontrollin në banesën e 35-vjeçarit në Osio Sopra. Aty, nuk kishte asgjë të dyshimtë, përveçse një çelës të një garazhi po në atë komunë, rreth 1 km larg banesës ku jetonte.

Në brendësi të garazhit, agjentët gjetën mes të tjerash 6 kg kokainë, 84 kg hashash dhe 43 marijuanë, si dhe peshore e çanta të ndryshme.

A.L., i arrestuar për posedim të lëndëve narkotike, është mbyllur në burgun e Bergamo-s, në pritje të seancës gjyqësore për masën e sigurisë.

ImageDroga e sekuestruar

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco