FOTO /Përzgjidhen 5 gjyqtarët që do gjykojnë Aldo Baren

FOTO /Përzgjidhen 5 gjyqtarët që do gjykojnë Aldo Baren

17:04, 29/03/2017
A+ Aa A-

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ktheu dosjen e Aldo Bares për gjykim në Gjykatën e Lartë, caktohen pesë gjyqtarët e çështjes.

ABC Neës ka mësuar se me anë të shortit, u përcaktuan pesë gjyqtarët e Kolegjit Penal që do të shqyrtojnë çështjen. Relator i dosjes është përzgjedhur gjyqtari Tom Ndreca dhe anëtarët e tjerë janë Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi dhe Guxim Zenelaj.

Ende nuk është caktuar data se kur do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore, ku kërkues është Aldo Bare I dënuar nga dy shkallët e gjyqësorit me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe rrëmbime. Gjykata Kushtuese pak ditë më parë vendosi të cilësoi si shkelje kushtetuese, faktin se gjykata e lartë nuk ka pranuar të shqyrtoj rekursin e Aldo Bares që ankimoi vendimet e dënimit të tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco