Zbulohen shkaqet, ja pse u shkarkua nga Vasili, drejtori i Policisë së Burgjeve

Zbulohen shkaqet, ja pse u shkarkua nga Vasili, drejtori i Policisë së Burgjeve

12:13, 29/03/2017
A+ Aa A-

Emri i Emiljano Shullazit del edhe në një tjetër skandal që ka të bëjë me policinë. Bëhet fjalë për rolin e policisë së burgjeve në lëvizjet e tij nga qelia e burgut drejt një spitali privat.

Dalja e tij nga burgu dhe shoqërimi me polici është bërë me urdhër të ish drejtorit të Policisë së Burgjeve, Petrit Koshaj, i shkarkuar nga ky pozicion ditën e martë. Koshaj u largua me motivacionin “për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës”.

Shkeljet që ka kryer kryepolici i burgjeve nuk janë bërë ende publike, por Shqiptarja.com raporton se shkak janë bërë pikërisht lëvizjet Emiljano Shullazit, nga burgu drejt spitalit, pa njoftuar më parë prokurorin e çështjes.

Nëse kjo është e vërtetë, ky rast përbën një skandal të paprecedent. Vetë zyrtari i policisë dyshohet të ketë ndihmuar të burgosurin për të shmangur seancat gjyqësore, siç u bë e qartë nga ajo që ndodhi në procesin gjyqësor të Shullazit.

Petrit Koshaj ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, në forcat RENEA, si dhe në krye të Drejtorisë së Shoqërimit të Personaliteteve pranë Gardës së Republikës. Ai ka studiuar pranë Akademisë Ushtarake, dega Zbulim.

Është trajnuar në fushën e policisë, si për luftën kundër terrorizmit në USA dhe në Rumani, për shërbimet e policisë dhe “VIP Protection” në Izrael dhe Angli.

Pas viteve ’90 ka punuar në Ministrinë e Brendshme me detyra të ndryshme dhe si pjesë e Forcave Speciale RENEA. Në vitin 1998 ka mbajtur detyra të ndryshme pranë Drejtorisë së Shoqërimit të Personaliteteve, deri edhe drejtimin e këtij institucioni së fundmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco