FOTO/ 45 vite burg për bandën shqiptare të kokainës në Angli. Emrat Anëtarët e bandës

FOTO/ 45 vite burg për bandën shqiptare të kokainës në Angli. Emrat

19:24, 28/03/2017
A+ Aa A-

Nëntë shqiptarë, të akuzuar për shpërndarje kokaine në Britani janë dënuar me 44 vite e 6 muaj burg në total nga një gjykatë në Sussex, raportojnë mediat në Britani.

Ata u arrestuan gjatë operacioneve policore në Brighton dhe Hove Qershorin e shkuar, pasi u kapën me kokainë e makina, që kapnin vlerën mijëra paund.

Mes të arrestuarve ishte edhe kreu i bandës, Mevlan Dema. Ai u ndalua teksa lëvizte më makinën e tij, një BMW në Brighton, ku iu gjet kokainë.

Tetë prej nëntë të arrestuarve, të gjithë shqiptarë, sipas BBC kishin hyrë ilegalisht në Britani.

Gjatë operacionit, autoritetet gjetën edhe alkool kontrabandë në ambiente që kishin lidhje me grupin, si lokale nate, kafe e qebabtore.

Të nëntë u shpallën fajtorë për shpërndarje kokaine dhe vendimi për ta u mor pas dy seancave dëgjimore, më 22 Mars dhe një tjetër pak ditë vonë.

Dema u dënua gjithashtu për pastrim parash.

ImageKreu i bandës, Mevlan Dema

Dënimet

Mevlan Dema 32 vjeç u dënua me 13 vite burg.

Gledis Osmani, 21 vjeç, u dënua me 8 vite burg.

Klinton Dani, 23 vjeç, u dënua me 3 vite e gjysmë burg.

Ndriçim Xhepa, 28 vjeç u dënua gjithashtu me 3 vite e gjysmë burg.

Leonard Dema, 35 vjeç u burgos me 3 vjet.

Ramazan Capa 21 vjeç, Genti Capa 27 vjeç, Kadri Dema 24 vjeç dhe Izmir Dema 25 vjeç, u dënuar me nga 3 vite e gjysmë burg secili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco