FOTO - EMRI/ Kërkohej në gjithë Europën, arrestohet shqiptari pas gafës fëmijërore

FOTO - EMRI/ Kërkohej në gjithë Europën, arrestohet shqiptari pas gafës fëmijërore

17:37, 28/03/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar, ndaj të cilit rëndonte një urdhër-arresti evropian është arrestuar nga policia italiane në Napoli.

Siç raportojnë sot mediat lokale, Genc Loku, 26 vjeç, pasi i ka shpëtuar disa herë arrestimit, është identifikuar nga policia e komisariatit të Castel Volturno (Caserta) falë një fotografie të postuar në rrjetet sociale. Në foto, pas shpinës së tij, dukej edhe një tabelë me të dhënat e rrugës. Kështu u zbulua se ai ndodhej në komunën Castellamare di Stabia (Napoli).

ImageGenc Loku

Prania në Itali e Lokut, është raportuar që në vitin 2014 policisë italiane nga autoritet shqiptare që e kanë dënuar 26-vjeçarin me 4 vite burgim.

Asokohe, ai jetonte në komunën e Castel Voltuno, por arriti ti shpëtonte prangave. Ndërkohë, për të u lëshua nga Gjermania një mandati arresti evropian për “krime kundër personit”, raporton ANSA.

Hetimet vijuan derisa i riu postoi fotografinë e tij online, që çoi edhe në arrestimin e tij.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco