Aksidentet me vdekje, Shqipëria e treta në Europë

Aksidentet me vdekje, Shqipëria e treta në Europë

16:17, 28/03/2017
A+ Aa A-

Shqipëria, nëse do të ishte pjesë e Bashkimit Europian, do të ishte një nga vendet në podium për shifrat më të larta për aksidentet rrugore.

SCAN ka krahasuar shifrat e publikuara nga INSTAT dhe Eurostat, dhe rezulton se Shqipëria është shumë poshtë standardit të BE-së për vdekshmëritë nga fatkeqësitë rrugore. Vendet e unionit kanë një mesatare prej 50 vdekjesh për 1 milion banorë, ndërkohë në Shqipëri kjo shifër është rreth 90 vdekje për 1 milion banorë.

Numër më të lartë paraqesin vetëm Bullgaria dhe Rumania me përkatësisht 99 dhe 97 të vdekur për 1 milion banorë.

Infrastruktura duket se është problemi kryesor që bëhet shkak për aksidentet, pasi shfaqet një raport i drejtë mes pasurisë së një vendi dhe numrit të fatkeqësive.

Janë vendet lindore të vetmet të cilat kapërcejnë shifrën e 60 të vdekurve: Bullgaria, Greqia, Kroacia, Letonia, Lituania, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovenia. Edhe Shqipëria futet në trendin e vendeve të lindjes sa i takon këtij treguesi.

Vdekshmëria nga aksidentet për 1 milion banorë – 2016:

Lituania

65

Belgjika

56

Luksemburg

52

Bullgaria

99

Hungari

62

Çekia

59

Malta

51

Danimarka

37

Holanda

33

Gjermania

39

Austria

49

Estonia

54

Polonia

79

Irlanda

40

Portugalia

54

Greqia

75

Rumania

97

Spanja

37

Sllovenia

63

Franca

54

Sllovakia

50

Kroacia

73

Finlanda

45

Italia

54

Suedia

27

Qipro

54

Mbretëria e Bashkuar

28

Letonia

80

BE

50

Ndërkohë, statistikat europiane faktojnë këtë hamendësim: vetëm 8% e vdekshmërisë nga aksidentet rrugore ndodh në autostrada. Shumica e tyre, 55% ndodhin në rrugë rurale dhe 37% në zona urbane (kryesisht këmbësorë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco