Trupi i pajetë i gjetur në Bisht Pallë i përket një italiani

Trupi i pajetë i gjetur në Bisht Pallë i përket një italiani

15:55, 28/03/2017
A+ Aa A-

Trupi i pajetë i gjetur dy ditë më parë rreth 5-7 pranë Plazhit të Gjeneralit, në Bisht Pallë, dyshohet të jetë i një italiani.

Hetuesit dyshojnë se ai është një nga personat e zhdukur nga gomonia, e cila u gjet e mbytur me 11 mars të këtij viti, nga policia e Vlorës në Sazan. Ky dyshim i policisë është shtuar, pasi atij me vete i është gjetur një telefon celular, që mbante një numër italian.

Ai mbante veshur edhe një jelek shpëtimi, që nuk arriti ta shpëtonte. Për këtë shkak hetuesit e Policisë dhe të Prokurorisë së Kavajës, kanë kontaktuar me homologët e tyre italianë, për të identifikuar të mbyturin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco