Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Prokurori italian i jep fund histerisë antishqiptare: 20-vjeçarin e vranë dy italianë, asnjë shqiptar i përfshirë

Prokurori italian i jep fund histerisë antishqiptare: 20-vjeçarin e vranë dy italianë, asnjë shqiptar i përfshirë

13:37, 28/03/2017
A+ Aa A-

Ka shkaktuar një debat të madh mediatik e politik në Itali dhunimi deri në vdekje për motive të dobëta e një 20 vjeçari italian në komunën e Alatrit.
Por ndryshe sa kanë përcjellë këto ditë mediat, nuk është një bandë shqiptare e asnjë shtetas i vetëm shqiptar autorë të dhunës vdekjeprurëse ndaj 20 vjeçarit.

Këtë fakt e ka deklaruar sot në një konferencë shtypi Prokurori i çështjes Giuseppe de Falco duke komunikuar se për vdekjen e italianit Emanuele Morgani. Janë arrestuar dy shtetas italianë, vëllezër: Mario Castagnacci, kuzhinier e Paolo Palmisani si dhe janë vënë nën hetim 7 persona të tjerë.

Dinamika e vrasjes

Prokurori hodhi dritë mbi dinamikën e vrasjes, duke e rindërtuar ngjarjen.  Sipas prokurorit, brenda klubit, lindi një debat banal ndërmjet Emanuele-s dhe një personi tjetër, të cilit gabimisht iu referuan sikur ishte shqiptar, por që nuk ishte e vërtetë dhe çoi në një mori gjykimesh të pavërteta.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes pranë një diskoteke të njohur të qytetit të Alatrit, shkruan GSH. Motivi i grindjes ka qënë konsumi i një pije. Duke u degjeneruar më pas në një dhunë të tmerrshme jashtë lokalit. 20 vjecari italian është rrahur me zinxhirë e mjete të forta deri në thyerjen e kafkës me pasojë vdekjen e tij. Trupi i tij është tërhequr si trofe nëpër rrugët e Alatri. Pas 36 orësh agoni Emanuele Morgani ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit.
Ndaj kësaj ngjarje të rëndë është prononcuar dhe vetë Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella duke u shprehur “Kurrë më dhunë si në ngjarjen e Alatrit. Të luftojmë së bashku dhunën që shpërndahet në internet, por dhe dhunën në marrëdhëniet humane.

Mediat italiane raportojnë se arrestimi i dy personave u bë pas analizimit të pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë.

Policia ka nxjerrë edhe dy urdhra ndalimi të paralajmëruar, ndërkohë që janë 7 persona nën hetim, si të dyshuar se kanë marrë pjesë në sulm, ose që nuk kanë dhënë ndihmën e shpejtë.

Ndërkohë familja e Emanuele Morganti, pasi ka vendosur dhurimin e organeve të tij ka kërkuar drejtësi. Tezja e viktimës ka paralajmëruar autoritetet. “Drejtësi ose do të bëjmë vetëgjyqësi. Emanuele nuk e meritonte këtë”, – ka thënë mes lotësh tezja e të riut për “Il Messaggero”. “Nuk mund të vdesësh 20 vjeç. Duhet të kalben në burg, duam drejtësi ose do marrim hak vetë”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    rednex28/03/2017 17:30

    Thotë populli ska pyll pa derra...nuk them qe ska shqiptare kriminela por 90% e shqiptareve qe jetojne neper bote jane njerez punetore dhe qe i pershtaten me mire se cdo komunitet tjeter vendit ku jetojne..une vete kam gati 20 vite qe jetoj ne gjermani dhe e di shume mire qe mediat ne pergjithesi kane ndikuar qe shqiptaret te kene nje emer te keq ne Europe...

    Shto koment

    Denonco