Karaburun, policia kap 750 kg kanabis që po ngarkoheshin në gomone, 3 trafikantët ia mbathin në errësirë

Karaburun, policia kap 750 kg kanabis që po ngarkoheshin në gomone, 3 trafikantët ia mbathin në errësirë

09:27, 28/03/2017
A+ Aa A-

Policia e Vlorës sekuestroi 750 kilogramë kanabis në Gadishullin e Karaburunit si dhe bllokoi një mjet lundrues, mbi të cilin po ngarkohej lënda narkotike.

Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me DVP Vlorë, Delta Forcë dhe Guardia di Finanza realizuan një operacion të përbashkët të koduar si "Alfa" pranë vendit të quajtur "Gjiri i Anglezit", Karaburun, për të ndaluar trafikimin e kësaj sasie. 

Një pjesë e lëndës narkotike u gjet e ngarkuar në gomone, ndërsa pjesa tjetër ishte e shpërndarë në breg të detit: në total, 57 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me plastikë dhe natriban.

Mjeti lundrues, gomone, kishte përmasat 7.2 m gjatësi dhe me dy motora të markës Yamaha 300 KF dhe 25 KF.

Gjatë bllokimit të mjetit lundrues dhe sasisë së lëndës narkotike, dyshohet se 3 shtetas duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Vazhdon operacioni i përbashkët nëpërmjet kërkimeve nga toka dhe uji me qëllim kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari kriminale.
 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Qytetar28/03/2017 13:20

    Dekonspirimi vazhdon , trafikantet pa tjeter qe kane lidhje me policine.Policia qe duam.

    Shto koment

    Denonco