Arrestohet banda që grabiste lokalet e Tiranës, në të edhe një femër

Arrestohet banda që grabiste lokalet e Tiranës, në të edhe një femër

09:00, 28/03/2017
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar një bandë që vidhte lokalet e Tiranës e ku merrte pjesë edhe një femër 19-vjeçare; vajza M. Rr. është proceduar në gjendje të lirë për "pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, fshehje dhe mbulim të tyre." 

Në pranga u vune Ilir Rrasa, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, Elirjan Rrasa, 23 vjeç, banues në Tiranë dhe Agim Hajdari, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Policia tha se në lokalin e Hajdarit,  të marrë me qera në rrugën Shyqyri Ishmi është gjetur një televizor i markës “SAMSUNG 42″, i cili rezultoi se ishte televizori i vjedhur në lokalin e shtetasit A. D.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri­tjetrin, dyshoheshin se kryenin vjedhje të lokaleve në qytetin e Tiranës. Në bazë të hetimeve proçeduriale është arritur të dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:

1­ Më datë 27.03.2017, në lagjen Çollakë, në pronësi të shtetasit A. G., ku kanë marrë një televizor të markës SAMSUNG 42’’, disa pije të ndryshme dhe shumën monetare prej 10.000 mijë lek të reja.

2­ Më datë 09.01.2017, në “Qytet Studenti”, pranë Godinës Nr.23, kanë vjedhur motorrin tip ”Lifan”, në pronësi të shtetasit E. P.

3.­Më datë 09.02.2017, në fshatin Ibë e Sipërme, është vjedhur me thyerje lokali në pronësi të shtetasit D. M., ku janë marrë tre televizor plazma të markës “Samsung” 37 polsh.

Gjatë kontrollit fizik te kryer dhe në banesat e shtetasve të lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një pistoletë Blow Mini me tre fishekë të kalibrit 6.35.

Një televizor i markës Samsung 42″

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga Neni 134 e 25 i Kodit Penal, dhe “Përvetësimit të sendeve të vjedhura”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco