FOTO/ ‘Këto janë magazinat e drogës së kryebashkiakut të Pukës dhe shefit të komisariatit’

FOTO/ ‘Këto janë magazinat e drogës së kryebashkiakut të Pukës dhe shefit të komisariatit’

17:03, 21/10/2016
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook një tjetër denoncim antikanabis.

Një qytetare ka informuar Berishën për magazinat që, sipas saj, janë me hashash dhe i përkasin kryetarit të bashkisë së Pukës, Gjon Gjonit.

Sipas qytetares, kryebashkiaku dhe ish-shefi i komisariatit, z. Shullani, kanë parcelat e tyre të kanabisit në zonat e Lufit, Gomsiqes dhe Kqirës, me 13 të punësuar që ruanin ‘mallin’.

Por pas një grindjeje për pazare droge, shefi i komisariatit ka dërguar efektivët në magazinat e kryebashkiakut dhe si rezultat…shefi i komisariatit u transferua.

Më poshtë, statusi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha:

Qytetari dixhital denoncon:

Arat dhe magazinat me droge te kryetarit te bashkise Puke dhe shefit te komisariatit Puke! sb

“Pershendetje z BerishaJam nje qytetare banore i rrethit Puke,para disa ditesh eshte bere transerimi i shefit te komisariatit Puke Z.Shullani,e verteta e transferimit eshte se ky person se bashku me kryetarin e Bashkise Gjon Gjonin kishin parcelat e tyre te Hashashit ne zonat eLufit Gomsiqes,Kqires.ku kishin te punesuar rreth 13 persona qe ruanin hashashin.Si pasoje e nje debati per pazaret e droges midis Marash Morines dhe ish shefit te Komisariatit zotit Shullani,beri qe ky i fundit te dergonte forcat e policise te kontrollonin zonen,ne veqanti magazinat qe jane ne fashatin Gomsiqe ,ne pronesi te kryebashkiakut Gjonaj,keto magazina jane prane shtepise se sekretarit te keshillit Antonit,forcat e policise bene sekuestrimin e sasisve te hashahit ,sasi e cila nuk u publiku nga policija.Ka qene prishja e ketije pazari qe Saje Qorri beri transferimin e Shullanit.me respekt D.L”

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco