Aksident i rëndë në qendër të Tiranës, taksia përplas biçikletën

Aksident i rëndë në qendër të Tiranës, taksia përplas biçikletën

22:52, 27/03/2017
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e mbrëmjes në  Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, pranë qendrës së kryeqytetit.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur në kryqëzimin mes segmentit të unazës së vogël dhe Bulevardit dhe në të është përfshirë një makinë shërbim taksi dhe një person që po udhëtonte me biçikletë.

Nga përplasja është dëmtuar personi që po udhëtonte me biçikletë, gjendja shëndetësore e të cilit ende nuk bëhet me dije.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco