Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Kapet 1 ton kanabis në Vlorë, trafikantët braktisin gomonen

Kapet 1 ton kanabis në Vlorë, trafikantët braktisin gomonen

21:06, 27/03/2017
A+ Aa A-

Një trafik droge drejt Italisë ka mbetur në tentativë, teksa janë zbuluar nga policia.

Uniformat blu kanë sekuestruar një gomone në Karaburun të Vlorës, e cila do të nisej drejt brigjeve italiane.

Në mjetin lundrues u gjetën rreth 1 ton kanabis sativa të paketuara. Lënda narkotike pritet të peshohet për të mësuar peshën e saktë të sasisë së kanabisit.

Sapo panë forcat e policisë, trafikantët braktisën gomonen dhe u larguan me këmbë. Ata janë shpallur në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

loli28/03/2017 08:50

Aq eshte mbjelle sa vetem 0.02% i saj po mbyt Europen.Po sikur te dilte ne treg dhe 99.8% e korrur nga policia(sipas saj) ado mjaftonin makinat dhe gomonet e rajonit per t'a transportuar ate?

mali27/03/2017 21:20

Po mir ore po gjith ky bereqet i mbjelle neper fusha male kodra , si i shpetoi syrit vigjilent te policise apo te shtetit ! Po nuk paskan lene pellembe toke pa mbjelle me hashash !! Prandaj thone ; jane mbjelle dhe ballkonet !!

Shto koment

Denonco