VIDEO/ Benzi merr flakë në servis, shpërthen impianti i gazit

VIDEO/ Benzi merr flakë në servis, shpërthen impianti i gazit

20:22, 27/03/2017
A+ Aa A-

Një automjet është përfshire nga zjarri pranë një pike servisi në Fushë-­Mamarrus, për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës.

Nga zjarri pësoi djegie në trup mekaniku i servisit 45­vjeçari Ardian Disha. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Djegieve Plastike në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, teksa mjeti tip "BENZ" ishte duke u riparuar brenda servisit.

Zjarri u shfaq tek impianti i gazit në pjesën e bagazhit të automjetit në kohen kur mekaniku ishte duke riparuar një defekt që kishte pësuar sistemi i gazit. Pas ndërhyrjes së zjarrfikëseve në vendngjarje mbërritën dhe oficeret e policisë të cilët nisen hetimet ku nga të dhënat e para bëhet e ditur se zjarri ishte aksidental.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco