Përgjimet/ Gazetari Artan Hoxha: Izraeliti kontrolloi për çimka tek hoteli luksoz në ish-bllok

Përgjimet/ Gazetari Artan Hoxha: Izraeliti kontrolloi për çimka tek hoteli luksoz në ish-bllok

17:47, 27/03/2017
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Artan Hoxha flet për pajisjen misterioze me të cilën u ndalua të premten në aeroportin e Rinasit detektivi izraelit, 51-vjeçari Yoram Frig dhe konfirmon se ajo ishte një pajisje që zbulon përgjuesit.

Hoxha ka zbuluar detaje të reja mbi aktivitetin e izraelitit në vendin tonë, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News 24, kur tha se Frig e ka vizituar 4 herë Shqipërinë, dy herë i kontaktuar nga politikani dhe biznesmeni Tom Doshi dhe dy herë të tjera ende të pakonfirmuara.

Sipas Hoxhës, ka shumë mundësi që pjesë e punës së izrealitit që zbulon “çimka” të jetë bërë edhe një hotel në zemër të Bllokut, ku takohen politikanë e biznesmenë. Gazetari jep alarmin se kohët e fundit në vend po shtohen përgjimet e paligjshme dhe se kjo nuk është një situatë normale.

“Tom Doshi e ka kontaktuar pas dyshimeve se në automjet mund t’i jetë vendosur përgjues dhe tjetra është zyra e tij, pasi ai drejton kompaninë më të madhe farmaceutike në vend. Për të qenë i sigurt se ambientet janë të pastra, pra nuk ka përgjues ambientalë, ai ka punësuar izraelitin. Nuk i dimë rezultatet, e ka kontaktuar edhe para 3 muajsh, kjo është hera e dytë që vjen i kontaktuar nga Tom Doshi, dy herët e tjera nuk ka thënë për kë ka ardhur.

Por mund t’ju them se janë kontrolluar edhe ambientet në zonën e Bllokut, është një hotel në zemër të Bllokut, qëndrojnë politikanë e biznesmenë, kryejnë biseda me personazhe të ndryshme. Është kontrolluar ky ambient dhe dy tre ambiente të tjera se kanë pasur dyshime që po përgjohen jo nga shërbime zyrtare të ligjshme, por që po përgjohen në mënyrë të paligjshme. Ky panik, ky alert dëshmon që jemi në një situatë që nuk duket fare normale”.

Sa i përket detektivit izraelit, Hoxha thotë se ai është i licencuar dhe ka dy studio në Tel Aviv dhe Qipro.

“I tiji nuk rezulton të jetë aktivitet ilegal. Nuk ka ardhur të mbrojë dikë nga përgjimet e ligjshme të autoritete shqiptare, por ka ardhur që të mbrojë dikë nga përgjime të paligjshme”. /BalkanWeb/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi28/03/2017 00:41

Hahaha "nuk ka ardhur te mbroje dike nga pergjimet e ligjeshme te autoriteteve Shqiptare por nga pergjimet e paligjedhme". Ky Tan Hoxha eshte gallate fare. Po a zbulon cimkat ky aparat ? Pra zbulon edhe ato te ligjshmet kokebaule. Mos na bej avokatin e Doshit se e di gjithe dynjaja qe je uturak I atij dhe te paguan gjithshka Toma malesori qe ja la amanetin gruas po ti ndodhte gje. Prandaj , kokebaule mos u perfshi derisa prokuroria te mbarojne Pune. Mos ki merak se do ta marrin edhe Tomen ne pyetje. Hajt shko te japi Toma noi lek dhe vrap andej nga kazinoja ! Tan Kazinoja ....

Shto koment

Denonco