FOTO/ Trafikantët braktisin çantat me drogë te ‘diga e liqenit” dhe ikin me vrap

FOTO/ Trafikantët braktisin çantat me drogë te ‘diga e liqenit” dhe ikin me vrap

09:59, 27/03/2017
A+ Aa A-

Policia Kufitare Kakavijë  ka sekuestruar 22 kg drogë mbrëmjen e së dielës në vendin e quajtur “Diga e Liqenit”.

Tre trafikantët janë pikasur nga kamerat termike gjatë momentit që ishin duke ecur me këmbë nga fshati Vrisera për në drejtim të liqenit.

Menjëherë shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të këtyre personave, të cilët kur ju ka bërë thirrje policia për të ndaluar,  kanë braktisur çantat dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në drejtim të pyllit.

Në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Kufitare si dhe ato të Sektorit Kundër Narkotikëve.

Në çanta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit kanabis sativa.

Policia po vijon puna për kapjen e këtyre personave.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco